Loret Sadiku refuzon Suedinë: Do mbroj ngjyrat kuq e zi
Duket se ka marrë fund edhe telenovela, Loret Sadiku. Qendërmbrojtësi i njohur ka vendosur përfundimisht se ngjyrat e cilit shtet t'i mbrojë në vazhdim të karrierës. Do të jetë Shqipëria dhe jo Suedia.Sadiku ka deklaruar ekskluzivisht për mediat suedeze se e ka refuzuar përfaqësuesen e Suedisë, duke preferuar ngjyrat kuq e zi. 22-vjeçari me krenari thotë se ka vendosur t'i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë.Futbollisti i ekipit suedez Helsingborg thotë se nuk dëshiron të dëgjojë më për përfaqësuesen e shtetit skandinav, por dëshiron të përqendrohet në dy sfidat e radhës që e presin Shqipërinë, ndeshjet me Slloveninë e Islandën. Ai beson se trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi, do ta ftojë për këto dy ndeshje."Kam zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë për ta përfaqësuar denjësisht kur të më kërkohet një gjë e tillë. Kam zgjedhur atdheun tim para Suedisë, për të cilën nuk dua të dëgjoj më", tha Loret Sadiku.Sadiku është vlerësuar shumë nga trajneri i kombëtares së Suedisë, Roar Hansen, që e ka vlerësuar si mbrojtësin qendror më të mirë në Suedi. Ai ka treguar se ishte dëshirë edhe e prindërve të tij që t'i mbrojë ngjyrat e kombëtares shqiptare. Me këtë afrim De Biazi përforcon edhe mbrojtjen me një element që garanton shumë cilësi.