Lewandowski zgjidh mosmarrëveshjet me Dortmund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2013, 11:12
Sulmuesi Robert Lewandowski ka zgjidhur mosmarrëveshjet e tij me krerët e Borussia Dortmundit, pasi i është rritur paga.Lewandowski kishte kërkuar me çdo kusht të largohej nga Dortmundi këtë verë dhe t'i bashkohej kampionit të Evropës, Bayernit tw Mynihut, por Dortmundi bllokoi transferimin, duke thënë se polaku do të qëndrojë deri në skadim të kontratës, në verë të vitit 2014.Pati një diskutim mes dyja palëve, duke shtuar më tej brengën nëse polaku do të jap maksimumin në vitin e tij të fundit të kontratës me Dortmundin. Por, Lewandowski 25-vjeçar thotë se tani çdo gjë është zgjidhur."Unë do të qëndroj në Dortmund edhe për një vit. Ne kemi lënë anash të gjitha mospajtimet dhe kemi qartësuar gjërat. U bënë gabime, por tani kjo çështje është mbyllur. Kam menduar se do të më lejohet të transferohem. Isha i zhgënjyer dhe i inatosur. Por, tani çdo gjë është e qetë. Unë gjithmonë kam thënë se do të respektoj kontratën time", ka thënë Lewandowski për "Sport Bild" të mërkurën.Dortmund ka thënë se ia ka rritur pagën futbollistit bazuar në paraqitjet e tij edicionin e kaluar."Është e vërtetë se ne ia kemi rritur pagën sipas kontributit të tij sportiv. Kemi dashur gjithmonë ta bëjmë këtë", ka thënë shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke.
Mediat gjermane raportojnë se rroga e Lewandowskit është rritur nga 1.5 milionë euro në vit në pesë milionë euro. Futbollisti i Polonisë edicionin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar 24 gola në Bundesligë dhe 10 të tjerë në Ligën e Kampionëve, përfshirë katër në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit.
Ai ishte ndër futbollistët më të mirë dhe një arsye pse Dortmundi arriti në finale të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane nuk do të marrë dëmshpërblim nëse Lewandowski largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.