Dëmtohet rëndë Xavi Alonso, mungon 3 muaj
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes me skuadrën, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit madrilène të mërkurën. Siç kanë raportuar mediat spanjolle, Alonso pritet të mungojë deri në tre muaj për shkak të thyerjes së gishtit të këmbës së majtë.Alonso, 31-vjeçar kishte pritur që së shpejti të kthehej në fushë, pasi mungoi që nga qershori për shkak të një operimi në ije.Alonso ka qenë lider në mesfushën e Realit që kur iu bashkua skuadrës nga Liverpooli në vitin 2009 dhe mungesa e tij është vërejtur në ndeshjen e parë të Realit në La Liga javën e kaluar, kur skuadra me shumë mund fitoi në shtëpi përballë Real Betisit me rezultatin 2:1.Është pritur që Alonso të kthehej në "Santiago Bernabeu Trophy" të enjten, një miqësore vjetore kundër ekipit nga Katari, Al Sadd.Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka disa lojtarë që mund të luajnë në poziicionin e Alonsos, si Luka Modriç, Sami Khedira dhe dy transferimet e reja Casemior e Asier Illarramendi.Xabi Alonso pritet të mungojë edhe në ndeshjen e radhës që Spanja e zhvillon në eliminatore për botërorin "Brazil 2014" në udhëtim kundër Finlandës në shtator. Spanja është duke kryesuar Grupin i dhe është në pozitë të mirë për të siguruar biletën për në Brazil. Me këtë mundim hapet një mundësi shumë e mirë për më shumë hapësira për Ilaramendin dhe Casemiron.