Boston, digjet kisha shqiptare

Një kishë historike e shqiptarëve të Bostonit u përfshi të mërkurën nga flakët. Kisha e Shën Jan Pagëzorit ndodhet në Broadway të Bostonit jugor.Zjarri filloi pak pas orës 9 të mëngjesit dhe rreth orës 13:30 flakët ishin shuar por zjarrfikësit thanë se brenda kishës ende kishte vatra të ndezura. Askush nuk ndodhej në ndërtesë kur shpërtheu zjarri."Është tepër e trishtueshme. Prindërit e mij janë martuar këtu," thotë Cindy Vasil Brown.Tetë zjarrfikës morën plagë të lehta, thanë zyrtarët. Zjarrfikësit u urdhëruan të largoheshin sapo disa pjesë të tavanit të brendshëm filluan të shemben. Dy prej tyre u trajtuan për dëmtime si pasojë e tymit dhe e djegieve. Ndërtesat aty pranë u evakuuan si masë mbrojtjeje.Kjo kishë ortodokse shqiptare është ndërtuar në vitin 1824. Në Bostonin jugor ka disa kisha ortodokse shqiptare, më e madhja prej të cilave është ajo e Shën Gjergjit.