Qeveria Rama në Vlorë, vijon edhe sot mbledhja e kabinetit qeveritar

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, vijon sot ditën e dytë të mbledhjes me të propozuarit e mazhorancës së re qeverisëse për kabinetin qeveritar në qytetin bregdetar të Vlorës.Në një mbledhje maratonë prej 7 orësh, të mërkurën Edi Rama ka drejtuar për herë të parë qeverinë e majtë të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.Kabineti i zgjedhur prej Ramës është mbledhur në një ambient privat pranë zonës së Ujit të Ftohtë, për të gjetur rrugët që do ta çojnë në një qeverisje ndryshe në 4 vitet e ardhshme.Pavarësisht interesit të jashtëzakonshëm të mediave, takimi u mbajt hermetik për gazetarët, por nga burimet e Ora News mësohet se gjatë mbledhjes dy kryetarët e grupit të punës së caktuar nga Rama e Meta, Edmond Hazhinasto dhe Ilir Beqja kanë bërë para kabinetit të ardhshëm programin qeverisës së 300 ditëve të para.Më tej, Ministrat ashtu siç u ishte lënë detyre nga Kryeministri i zgjedhur paraqitën planet e punës së tyre për çdo dikaster, duke u ndalur edhe në detyra konkrete, që kanë të bëjnë me ngritjen e ekipeve të tyre drejtuese ne çdo Ministri, përcaktimin e  sturkturave etj.Po ashtu, në këtë takim, Kryeministri i ardhshëm ka prezantuar  sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Abazin, një intelektual i ardhur nga Italia, i cili ka studiuar dhe ka punuar në vendin fqinj.Mbledhja maratonë prej 7 orësh, është ndërprerë vetëm 2 herë, përiudhë në të cilën kabineti i ri ka marrë kohë për një kafe pushimi.Binte në sy, komunikimi intensiv i Kryesocialistit me Ministrin e zgjedhur nga LSI.Por përtej buzeqeshjes, Edi Rama, i shprehu edhe me fjalë përshtypjet e tij për këtë takim, përmes një postimi në rrjetin social twitter ku shkruante:"Sapo mbaruam. Një dite e gjatë pune që iku sa një minutë përmes diskutimesh plot ide te reja dhe shumë energji pozitive. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të Ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup”.