Vlorë, dy persona të armatosur tentojnë të grabisin një furgon pasagjerësh

Një furgon pasagjerësh ka rënë pre e një tentative grabitjeje nga dy persona me maska dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndërsa furgoni udhëtonte drejt fshatit Vranisht.Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Pazaj, ka rrëfyer në polici se dy persona tw maskuar i kanë zënë pritë dhe nën kërcënimin e armëve, i kanë bërë shenjë të ndalojë. Dy Grabitësit kanë qëlluar disa herë, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.Policia sapo ka marrë denoncimin për këtë tentativë grabitje ka nisur aksionin për prangosjen e dy personave..