ISHP 3 raste me malarie, Hoxha: Bashkitë nuk kishin fonde për dezinfektimin
Nga Maji deri në Gusht ka patur 3 raste të reja me malaria, duke e çuar në 18 numrin e të prekurve në vend brenda 1 viti.ISHP thotë se rastet e reja nuk janë autokrone por të importuara. Pas ekzaminimeve përkatëse pacientët kanë rezultuar të prekur me këtë sëmundje dhe janë trajtuar në infektivin e QSUT. Drejtori Adrian Hoxha tha se nuk ka arsye për panik dhe shqetësim pasi rastet në fjalë nuk janë shoqëruar me komplikacione shëndetësore. Por përderisa vektori është i pranishëm, drejtori Hoxha kërkoi vëmendje totale të qytetarëve dhe autoriteve shëndetësore.Plani i ndërhyrjes për dezinfektimin e vendit nisi në Maj të këtij viti. Por dezinfektimi nuk është përfunduar si proçes sepse bashkitë dhe komunat ishin të papërgatitura dhe për më tepër kanë mungesë fondesh.ISHP i është drejtuar edhe bizneseve kryesisht në zonat bregdetare për të ndihmuar në dezinfektimin e territorit por kjo realisht nuk është gjithmonë efikase. Hoxha bënë thirrje që në planifikimin e buxheteve pushteti vendor të ketë një fond të veçantë për këtë deiznfektim dhe në anën tjetër i kërkon qytetarëve sidomos emigrantëve të jenë të vëmendshëm duke shmangur kontaktet me personat e infektuar.