Selia e re e PD, SHQUP kalon nën varësinë e Ministrisë së Brendshme

Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, zyrtarisht nuk është më pjesë e ushtrisë shqiptare.Pavarësisht se ajo vazhdon të mbajë simbolet ushtarake dhe në oborrin e saj vazhdojnë të qarkullojnë ushtarak. Lëvizjet janë të pakta, por pavarësisht kësaj gjërat kanë filluar të ndryshojnë në ambjentet e ndërtesës që shumë shpejt do jetë selia e opozitës shqiptare.Nga komunikimet me ushtarakët konfirmuan se shumë shpejt do të përfundohen inventarët dhe brenda 10 ditësh e gjithë godina duhet të vihet në dispozicion të Partisë Demokratike. Ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe nga PD, që pas boshatisjes nga ushtarakët të instalohen në godinë të gjitha strukturat e partisë.Vendimi i Qeverisë i datës 16 Gusht është detyrues për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria së Brendshme në datën 20 Gusht, vetëm katër ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Sipas proçedurave, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme si dhe titullarët e saj, Arben Imami dhe Flamur Noka, duhet ta përmbyllinin proçedurën e kalimit në dorëzim të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë, brenda datës 20 Gusht.Më pas, Ministria e Brendshme do të lidhë me Partinë Demokratike kontratën e huapërdorjes së godinës, ku do të vendoset dhe selia e demokratëve tani e tutje.Zhvendosja e godinës së Partisë Demokratike në këto amjente nuk ka kaluar pa akuza nga PS në drejtim të kryeministrit Berisha, presidentit Nishani si dhe kreut të PD dhe bashkisë Tiranë, Lulzim Basha. Sipas disa eksponentëve të partisë socialiste pas kësaj fshihen interasa të shumta ekonomike ku janë përfshirë të gjitha hallkat e shtetit.