Tatimet e Shkodrës mbyllin 4 biznese në Velipojë: S’paguan detyrimet

4 biznese janë mbyllur këtë muaj në plazhin e Velipojës nga drejtoria e tatimeve pasi ato nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i tatimeve në Shkodër, Mark Laloshi. Ai është shprehur se kontrollet do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit, pasi Qershori dhe Korriku kanë qënë të vakët për shkak të numrit të ulët të pushuesve.Laloshi pranon se ka patur ndikim edhe rezultati i zgjedhjeve dhe numri i ulët i pushuesve, që një pjesë e bizneseve të hezitojnë të paguajnë këto detyrime, por tatimet kanë qënë të vendosura në përmbushjen e misionit të tyre.Krahasuar me një vit më parë, numri i bizneseve në plazhin e Velipojës ka mbetur i njëjtë, e po ashtu edhe numri i punëtorëve. Bizenset në zonat bregdetare kanë xhiron më të madhe gjatë sezonit veror, për shkak të rritjes së fluksit të turistëve. Por, për të shmangur pagesën e tatimit, shumë prej këtyre bizneseve nuk deklarojnë xhiron reale ditore, duke mos prerë kuponet tatimore e cila konsiderohet evazion fiskal dhe gjobitet.