Basha për mbledhjen në Vlorë: Mbledhja me dyer të mbyllura për të fshehur planet e errëta të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka akuzuar sot kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama për mostransparencë, duke ju referuar mbledhjes së qeverisë që Rama ka mbajtur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.Sipas kreut të demokratëve, arsyet e vërteta të kësaj mbledhje janë ndarja e tortës së pushtetit si dhe caktimi i linjave të përfitimit për Ramën dhe aleatët e tij.Basha  u shpreh ndër të tjera se zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura bëhet për tu fshehur qytetarëve planet e errëta të Ramës.“Edi Rama bëri sot një takim privat, me qeverinë e tij private, në një ndërtesë private, dhe gjithçka që u bisedua atje mbeti private. Kryeministri i ardhshëm ka mbyllur dyert për mediat, edhe pse kur ka lajmëruar këtë mbledhje qeverie në rrjetin social ka folur për përgjegjshmëri e transparencë.Por ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert.E para sepse ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës.E dyta, sepse këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike.Dhe e treta, ku më mirë se buzë detit, në një hotel luksoz, larg syve të botës, mund të vendoset për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për z.Rama dhe aleatët e tij.Kjo është mbledhja e vertetë dhe arsyeja e vertetë e këtyre takimeve të z.Rama. Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t'iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t'i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike. L.Basha”, shkruan Basha në “Facebook”.