"Hakmerret" Greqia, Dogana shqiptare i kthen "monedhën"
Mbi 500 shtetas shqiptarë janë bllokuar në Kakavijë dhe penguar nga dogana greke për të kaluar kufirin gjatë gjithë paradites së sotme. Duket se kjo ishtë një mënyrë hakmarrje e shtetit grek ndaj asaj që është duke ndodhur në Përmet. Burime nga pika kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se policë të doganës greke ishin futur në tokën neutrale dhe nuk lejuan asnjë shtetas shqiptarë të udhëtonte drejt Greqisë me pasaporta biometrike, ndërkohë që lejoheshin vetëm ata që ishin me karta greke.Ndodhur në të tillë situatë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i doganës shqiptare të cilët ju përgjigjën me të njëjtën monedhë shtetit dhe qytetarëve grekë të cilët kërkonin të hynin në vendin tonë.Pas shumë orësh dhe rradhë të gjata të krijuar në Kakavijë, drejtori i kufirit në Gjirokastër ka garantuar se lëvizja do të vijoje normale, pas një bisede telefonike me konsullin grek në Gjirokastër dhe garancinë që i ka dhënë ky i fundit. Bëhet me dije se edhe nga ana e Admir Abriaj, drejtor i kufirit, është garantuar e njëjta gjë. Kjo situatë që u shënua në Kakavijë, vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës dhe nxjerrjes me forcë nga ambjentet ku për 16 vite me rradhë qëndronte në Përmet kisha ortodokse.Gjatë këtyre ditëve kanë ardhur reagime nga të gjitha palët e madje edhe nga Athina zyrtare e cila ka kërkuar në mënyrë të prerë rikthimin e kishës në godinë, ndërkohë që gjatë meshës të zhvilluar në Përmet, prifti i saj është shprehur para besimtarëve se rikthimi i kishës në godinë do të ndodhë në çdo mënyrë e çdo lloj forme.Pika e kalimit kufitar në Kakavijë për vite me rradhë është përdorur për hakmarrje të shtetit grek ndaj atyre që ata i quajnë padrejtësi ndaj të famshmit shtet helen.