Atletiko Madrid-Barcelona, superdueli i Superkupës
Sonte në mbrëmje do të luhet edhe Superkupa e Spanjës që do vërë përballe Barcelonën dhe Atletiko Madridin. Ky do të jetë edhe trofeu i parë sezonal në Gadishullin Iberik për sezonin 2013-2014-të, ndërsa ngelet të shohim se kush do të triumfojë taktika e Diego Simeones, apo mjeshtëria e Tata Martinos.Pas fitores 7-0 ndaj Levantes blaugranët janë të karikuar për të marrë një tjetër, por këtë herë nëse fitojnë vlen një trofe. Mesi me shokë janë mësuar që çdo vit të kenë përballë Realin e Madridit, por këtë sezon do të kenë Atletikon që nuk është një skuadër aspak e lehtë.Skuadra e Diego Simeones do të provojë që t'ja rrëmbej trofeun Barcelonës edhe pse nuk ka më Radamel Falkaon në fushë do të zbres një tjetër kampion, David Vija i cili gjithashtu ka një instikt të shkëlqyer me portën.Nga ana tjetër tekniku i blaugranëve në konferencën para ndeshjes nuk ka dhënë asnjë sinjal që do të ketë ndryshime në ekip. Rotacioni mund të ndodhë vetëm të dielën, ku do të përballen me Malagan në La Rosaleda.Neimar dhe Iniesta, janë dy ndër futbollistët që nuk duan më të jenë zëvendësues, por ta nisin ndeshjen nga minuta e parë. Lojtari më i sigurt është Leonel Mesi, që do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë pas pushimit prej 20 minutash në sfidën ndaj Levates.Sytë sot do të jenë të drejtuar edhe drejt Vijës që do të luajë për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij.Kjo do të jetë edhe finalja e 5-të radhazi për Barcelonën. Superkupa e Spanjës është fituar më shumë nga katalanasit që kanë 10 trofe,ndiqen nga Reali i Madrdit me 9, Deportivo me 3, ndërsa Atletiko ka vetëm një trofe.