Champions, Arsenal përballet me ferrin turk
Emocionet e Ligës së Kampioneve do të vazhdojnë edhe sonte. Pas humbjes me Aston Vilën në javën e parë të Primera Divizion, Arsenalin e pret një tjetër ndeshje ferri në Stamboll ku duhet të përballet me furinë e Fenerbaçes në fazën play-off të Ligës së Kampioneve.Ngelet të shohim reagimin e skuadrës së Wenger që ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të një merkatoje shumë të dobët.Skuadra gjermane Shalke 04, që do të sfidohet nga Paoku Selanikut. Julian Draksler dhe Klas Jan Huntelar do të jenë dy yjet e mbrëmjes që pritet të shkëlqejnë. Ndërsa te Paoku aktivizohet edhe shqiptari Ergys Kaçe, që do të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampioneve.Në Zagreb, Dinamo do të presë Austrinë e Vienës në një duel mes të barabartësh që pritet të jetë shuam emocionues.Kampionia e Zvicrës Bazel do të udhëtojë drejt Bullgarisë për tu përballur me ekipin e Ludogorets. Skuadra bullgare duhet të jetë e kënaqur me atë që ka arritur deri tani, dhe vështirë se do të synojë të bëjë mrekullinë.Një sfidë mjaft interesante dhe që ofron rivalitet mbetet ajo mes Steauas se Bukureshtit dhe Legias së Varshavës. Skuadra me më shumë tituj në Rumani nuk po kalon një periudhë të artë në historinë e saj, edhe pse sezonin që lamë pas u shpall kampione e vendit pas 7 vjetësh.Këto do të jenë edhe sfidat e para që do të japin sinjalin se kush do të jenë favoritet për të kaluar në fazën tjetër.