Kukës, infrastruktura rrugore e qytetit nën rikonstruksion
Infrastruktura rrugore në qytetin e Kukësit ka vijuar që t'i rikthehet normalitetit, pas më shumë se 3 vitesh gjëndjeje të rënduar, për shkak të ndërhyrjeve të shumta që janë bërë për shtrimin e rrjetit të Ujësjellësit të ri.
Kompania e cila ka marrë përsipër ndërtimin e Ujësjellësit dhe rikthimin në gjëndjen e mëparshme të rrugëve, këto ditë po i jep dorën e fundit rikonstruksionit të atyre akseve rrugore ku edhe dëmet kanë qenë më të mëdha. Asfaltimi i rrugëve apo shtrimi i disa të tjerave me pllaka betoni, duket se do i japë fund gjëndjes së rënduar të infrastrukturës, qarkullimit normal të automjeteve apo edhe kalimtareve.Ndërhyrjet janë realizuar në të gjitha pjesët e qytetit, duke përfshirë këtu edhe tre zonat më problematike në 2 lagjet periferike, Gostil e Drinas, si dhe zonën industriale aty ku dhe problemet për shtimin e tubacioneve të reja kanë qenë më të mëdha.Drejtuesit e punimeve thonë se ky proçes do të përfundojë shumë shpejt, çka tregon se edhe punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të Ujësjellësit i'u ka ardhur fundi, ndonëse qyteti edhe pas ndërtimit të këtij Ujësjellësinuk po furnizohet me ujë të pijshëm.