Kalaja e Ali Pashë Tepelenës mbulohet nga mbeturinat, qytetarët të pakujdeshëm
Kalaja e Ali Pashes ne Tepelene prej kohesh eshte kthyer ne vend grumbullimi mbeturinash. Pavaresisht nderhyrjes se ndermarjes se pastrimit serish situata vazhdon te mbetet e njejte. Shfrytezimi i ambjenteve te brendshme dhe ndertimi i godinave brenda bedenave te saj, jane disa nga shkaqet qe ky Monumet historik po degradon dita dites.Ndotja e madhe e keshtjelles duket se kryhet nga vete banoret e zones, nga te cilet bashkia e tepelenes ka kerkuar disa here ndergjegjesim, por duket se nuk kane mundur te ndryshojne gjendjen pavaresisht edhe gjobave te vendosura. Ne keto dite sezoni Tepelena ka shenuar nje numer te konsiderueshem turistesh, te cilet njihen nga afer me keshtjellen ne te cilen ka kaluar dhe shkruar Lord Bajroni, por per fat te keq perballja me realitetin eshte krejt e kunderta.Me marjen e mandatit kryetari i Bashkise, Termet Peçi, disa here ndermori aksione per largimin e mbeturinave duke i kthyer bukurine dhe hijeshine kalase se Ali Pashe Tepelenes, por sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i banoreve le shume per te deshiruar dhe te bind qe bashke me faktorin kohe jane vete qytetaret te cilet shkaterrojne dhe rrenojne keto vepra qe fare mire mund te jene burim te ardhurash per vete ata.