Turistët dhe dasmat, kaos në trafikun rrugor në Kukës

Ardhja e emigrantëve, për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre, si dhe ceremonitë e shumta martesore që realizohen gjatë muajve të verës, kanë sjellë çoroditje të qarkullimit të automjeteve në qytetin e Kukësit.Problemet me qarkullimin rrugor janë shtuar më së shumti gjatë muajit gusht, kur dhe policia rrugore ka vendosur edhe numrin më të madh të masave administrative ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.Jaho Çaushaj, zedhenes i policise se Kukesit eshte shprehur se jane rreth 50 masa administrative te vendosura çdo dite.Ndërkohë, gjatë natës bëhen edhe kontrrolle nëpër akset më kryesore pasi kohëve të fundit ka pasur një shtim të numrit të vjedhjeve në subjekte private.