Kombinat, bie nga ballkoni i katit VII, humb jetën fëmija 3-vjeç

Një fëmijë tre vjeç ka rënë nga balloni i katit të shtatë, duke gjetur menjeherë vdekjen. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Kombinatit në afërsi të pallateve “Çabej”, ku 3-vjeçari me inicialet O.M i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve duke dalë në ballkonin e apartamentit.Kjo ka qënë koha ku fëmija ka rrëshkitur nga rreth 20 metra lartësi dhe ka rënw në oborrin e kompleksit të pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershem. Pas sinjalizimit në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Komisariatit numër 6 dhe nga e hetimet e para ngjarja është e gjitha aksidentale.Ndërkohë që edhe janë kryer edhe ekspertizat e para si dhe janë pyetur edhe prindërit e vogëlushit.