Berisha ironi me qeverinë Rama: Do humbasim fondet e BE, për shkak të injorancës
Shqipëria mund të marrë statusin, por s’mund të përfitojë nga fondet e BE. Ky ka qenë “alarmi” që Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ngriti me Ministrat e tij në mbledhjen qeveritare të së mërkurës, duke iu referuar deklarateve të së majtës për ristrukturim të administratës. Sipas tij me fshesen ne administrate, do te ulen persona qe nuk kane degjuar me pare per kete projekt.“Mbetet problem serioz faktori kushërirë që drejton tenderin e fshesës ndaj administratës, është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni një investim kolosal që është bërë të futet në rrethin e kuq pa u ulur akoma dhe të zëvendësohet me njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë projekt, kjo do të thotë se vendi mund të marrë statusin, por mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e tij. Kërcënimi është shumë serioz, por e rëndësishme është që kjo përbën arritje të madhe për vendin”- tha ai.Akuzat kreu i qeverisë i bëri ndërsa njoftoi sot se vendi ynë bëhet i pari në rajon, i aftë të prokurojë me institucionet e veta fondet e vëna në dispozicion nga BE. Sipas Berishës ky është rezultat i një pune shumë serioze të Ministrive të qeverisë së tij, ndërsa e vlerësoi një arritje të madhe për administratën shtetërore.“Nga këto vendime, njëri është më i rëndësishmi, ky është vendimi i decentralizimit të përdorimit të fondeve të Komisionit Europian. Deri këtë vit KE ka prokuruar vetë fondet e tij. Shqipëria arriti të bëhet vendi i parë në rajon që të kualifikokojë administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE. Janë ngritur njësitë përkatëse, më e madhja është në Minstrinë e Financave, por krahas saj funksionojnë njësitë në të gjitha Ministritë. Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon nga vendet që janë me status që krijon institucionet e veta të përdorimit të ndihmës së BE. Kjo përbën arritje të madhe për administratën shqiptare, kjo është rezultat i një pune shumë serioze të bërë nga Ministria e Integrimit, Financave dhe Ministritë e linjës për të konsoliduar këto institucione. Një dokument prej 6000 faqesh i është paraqitur KE si dokument bazë për çertifikimin e strukturave nga BE”deklaroi Berisha.Ndërsa nuk nguroi t’i rikujtojë pasardhësit të tij bllokimin 3 vjeçar të statusit të kandidatit në BE, Berisha theksoi se vendi e meriton statusin kandidat qe shpreson te merret ne dhjetor.“Prej 3 vitesh, zoti Rama i bllokoi në qindra e qindra mln dollarë qytetarëve shqiptarë . Duke u bërë faktor i thellimit, rëndimit të problemeve ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Por më në fund,pas ligjeve që votuam shpresojmë që statusi të merret në dhjetor. Shqipëria e meriton dhe i ka shumë të nevojshme fondet për tu bërë një vend i zhvilluar” u shpreh ai.Në përfundim të mbledhjes, Kryeministri Berisha nuk ka kursyer edhe batudat lidhur me mbledhjen e qeverisë Rama në Vlorë.“Tani pas mbledhjes, nisuni dhe ju në Vlorë, por mos harroni merrni me vete rrobat e banjos”, tha ai duke iu drejtuar gazetarëve të pranishem ne mbledhje.