Tragjedi për kthimin e banesës, i moshuari i vë flakën shtëpisë dhe vetëvritet

Është kthyer në tragjedi lirimi i një banesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite, kur përmbarimi me ndihmën e policisë private kishte shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës që i kthente godinën ish pronarit.72-vjeçari Enver Shabjani, i cili jetonte i vetëm, i gjendur në mes të rruugës mësohet se ka kaluar në gjendje depresive. Në gjendje depresioni fillimisht ai ka qëlluar me kallashnikov, për të penguar përmbaruesit që t'i afrohen.Më pas ai i ka vënë zjarrin banesës, duke rrezikuar kështu edhe disa shtëpi të tjera përreth. Pas këtij akti, i përhumbur ai e ka shkrehur armën mbi vete, duke gjetur vdekjen e menjëhershme Menjëherë shkuan forcat zjarrfikëse të cilat shuan zjarrin, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.