Milan dhe PSV e nisin në paqe
Milan dhe PSV Enthoven janë ndarë vetëm në një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e play-offit në Ligën e Kampioneve. Milan vuan në Hollandë nivelin e lojës së vendasve, por rrëmben një barazim të rëndësishëm.Alegri e nis ndeshjen me formacionin 4-3-3 ku në vijën e parë të sulmit është Baloteli, El Sharauin dhe Boateng. Në minutat e parë PSV është e papërmbatjshme, duke sulmuar shumë herë kuqezinjtë dhe duke goditur disa herë portën e Abiatit që është në ditën e tij më të mirë.Dy futbollistët më të rrezikshëm në fushë janë Maher dhe Matavz, të cilët çdo herë që prekin topin vënë në panik mbrojtjen kundërshtare.Dominimi i PSV Enthoven vazhdon deri në minutën e 15-të, ku Dipei humbet duelin me Abaten, i cili jep një top të bukur për El Sharauin që me kokë nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Pa kaluar as 60 sekonda Mario Baloteli me një goditje nga vendi godet bukur, topi devijohet pak nga Zoet dhe më pas prek tranversën.Rastet e kuqezinjve përfundojnë këtu, pasi më pas në fushë do të ketë vetëm një skuadër. PSV Enthoven dominon lojën shumë raste. Maher provon edhe dy herë të tjera të vërë në provë Abiatin, por mesa duket nuk ishte mbrëmja e të riut.Fraksioni i dytë i lojës kontrollohet më mirë nga Milani, ndërsa PSV Enthoven është më pak i rrezikshëm. Në minutën e 60-të Bruma lëshon një siluet nga një distancë e largët, Abiati nuk është i përgatitur dhe nuk e kontrollon dot topin që gjen këmbët e Matavz.Skuadra e Filip Koku barazon rezultatin dhe hidhet në sulm edhe në kërkim të një goli tjetër. Në minutat në vijim nuk do të ketë më raste të pastra nga vendasit, ndërsa Milani do të rrezikojë vetëm një herë të vetme me Polin që godet nga distanca, por që Zoet e largon në goditje këndi. Përfundon 1-1 sfida e parë duke lënë gjithçka të hapur për betejën e dytë që do të zhvillohet në San Siro.