Kapllani në 11-shen e javës në Bundesliga 2

Ai tashmë është 31 vjeç, por kjo nuk e ka penguar sulmuesin e FSV Frankfurtit, Edmond Kapllani të shënojë tre gola në fitoren kundër Dinamo Dresden fundjavën që lamë pas.Duket se "çelësi" i këtij shpërthimi ka qenë ftesa e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi, i cili e aktivizoi durrsakun në 11-shen e parë në miqësoren kundër Armenisë. Pasi u kthye në kombëtare pas dy vitesh shënoi tre gola kundër Dinamos së Drezdentit, ai tani është njeriu i javës në Bundesligën 2 dhe i zgjedhur në 11-shen më të mirë të këtij kampionati.Kur sulmuesi shqiptar i FSV Frankfurt u zëvendësua në minutën e 74-të, e la fushën mes duartrokitjeve të gjata. Jo vetëm nga ata 30 tifozë që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e tyre, por edhe nga mbështetësit e Drezden që e përgëzuan shqiptarin, i cili shënoi tre gola. Sulmuesi shqiptar dha një intervistë për gazetën me tirazh më të madh në gjermani "Bild"."Unë mbeta i surprizuar shumë nga tifozët e Drezdenit. Fillimisht doja të shkoja drejt tyre dhe t'i duartrokisja, por më pas vendosa të mos e bëja"- tha Kapllani.Por durrasaku ende nuk ka festuar asnjë nga golat e tij. Ai është golashënuesi më i mirë i sezonit për FSV Frankfurt me 11 gola në 26 ndeshje dhe shënoi një gol edhe në fitoren 3-1 ndaj Ratenou, por nuk festoi."Unë nuk kam shënuar tre gola në një ndeshje as në Shqipëri. Pas fitores 3-0 pata një ngërç. Ne vrapuam shumë gjatë ndeshjes, këtë nuk duhet ta harrojmë"- tha durrasaku.Trajneri i FSV Frabkfurt,Beno Mehlman ishte shumë i kënaqur nga loja e sulmuesit shqiptar:"Kapllani shënoi me gjakftohtësi, ai dëshiron gjithmonë të shënoj shumë gola ". Bild veçon edhe një tjetër fakt pas rezultatit 3-0 tifozët e Drezdenit valvitnin flamujt e FSV Frankfurt, duke treguar se janë një shembull për të gjithë futbollin në Gjermani dhe kudo në botë.