Chelsea nuk heq dorë nga Rooney
Jose Mourinho e ka një plan të dytë në rast se dështon objektivi i tij kryesor, blerja e sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney. Transferimet në futbollin britanik janë të lejueshme deri më 2 shtator. Deri tani janë refuzuar dy oferta të bëra nga Chelsea për Rooney, por pas fitores ndaj Hull City, Mourinho la të kuptojë se do të bëhet edhe një përpjekje e tretë."Ne kemi planet B dhe C", ka thënë portugezi në një konferencë me gazetarë pak para ndeshjes kundër Aston Vilës në kuadër të Premier Ligës."Mos më pyesni për emra sepse është e vështirë të flitet për lojtarë të klubeve të tjera. Ne kemi kushtet që të bëjmë përpjekje për të përmirësuar ekipin tonë duke marrë më shumë lojtarë dhe ne këtë do të provojmë ta bëjmë deri në fund", tha Mourinho për Reauters.Sonte në mbrëmje Chelsea do të përballet me Aston Villën në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Premer League. Miqte vijën pas një fitoreje të madhe në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit 1-3 dhe janë të karikuar për të dhuruar një tjetër ndeshje të madhe. Murinjo nga ana tjetër do të konfirmojë formacionin e javës së parë në kërkim të fitores së dytë sezonale. Kjo sfidë premton spektakël.