Sociedad dhuron spektakël,Shakhter dhe Zenit pranë kualifikimit
Mbrëmë janë zhvilluar edhe disa takime të tjera mjaft interesante në Ligën e Kampioneve, duke prodhuar edhe rezultate surprizë. Skuadra e Lionit e ka nisur aventurën në fazën e play-offit në mënyrën më të keqe të mundshme. Francezët humbën 0-2 ndaj Real Sociedad që shënoi dy gola spektakolar njëri më i bukur se tjetri.Në minutën e 17-të Grizman shënon një gol spektakolar për tu mos harruar. Me një veprim akrobatik në hyrje të zonës së portës së vendasve ai e dërgon topin në rrjetë, duke lënë të shtangur Lopes. Të dyja skuadrat e kërkojnë dhe golin dhe rastet ishin të barabarta por ato që gjejnë sërish rrugën e rrjetës janë spanjollët që shënojnë një tjetër gol shumë të bukur me fillimin e pjesës së dytë me Seferoviç.Në takimin tjetër të mbrëmjes Zeniti shkatërroi portugezët e Ferreiras në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 1-4. Skuadra e Spaletit kalon në avatazh në minutën e 27-të me heroin e mbrëmjes Shirkov. Në minutën e 58-të Ferreira barazon me Leao por gëzimi për barazimin zgjat vetëm dy minuta, pasi Shirkov pas vetëm dy minutash e kthen sërish Zenitin në avantazh. Golat e tjerë erdhën nga Degra që shënoi në portën e tij dhe Shirkov që realizoi tripletën personale.Plzen mposhti Mariborin 3-1 me gola të Cisoski, Darida dhe Duris ndërsa për miqtë shënoi Mejac. Kundërshtari që eliminoi Skënderbeun në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, Shakhter Karagandy, ka bërë surprizën në "play-off", në ndeshjen e parë që është zhvilluar në Kazakistan. Vendasit kanë fituar pastër 2-0 ndaj një prej ekipeve tradicionale në Champions League, Sëlltik. Skocezët do ta kenë shumë të vështirë të përmbysin këtë rezultat, edhe në transfertën në Tiranë kazakët për një moment mundeshin 3-0 nga korçarët, por më pas shënuan dy gola dhe eliminuan ekipin kampion shqiptar.