Harrison: Januzaj është i jashtëzakonshëm, mund të arrijë Kristianon

Adnan Januzaj është tashmë në qendër të opinionit publik në Shqipëri dhe në Belgjikë, lidhur me çështjen e zgjedhjes së skuadrës përfaqësuese. Por përtej kësaj dileme, talenti shqiptar i lindur në Belgjikë, ndodhet dhe në 'presionin' e vlerësimeve që po merr nga trajnerë dhe specialistë futbolli.I fundit në rradhë është trajneri legjendar i Manchester United, Eric Harrison i cili ka qenë "mësuesi" dhe ndihmësi i parë i Sir Alex Fergusonit edhe gjatë fazës së krijimit të klasës së 1992-shit, me yjet si David Beckham, Nicky Butt,Paul Scholes, Ryan Giggs dhe vëllezërit Neville, të cilët shkruajtën historinë e tyre te 'Djajtë e Kuq', i cili ka thënë se Adnan Januzaj mund të jetë Cristiano Ronaldo i ri i Manchesterit. Harrison ka mbetur i impresionuar me talentin e Januzaj gjatë turneut parasezonal me "Djajtë e Kuq".Januzaj shkëlqeu gjithashtu edhe në "Old Trafford" në ndeshjen e organizuar për nder të Rio Ferdinandit kundër Sevillas."Januzaj është një futbollist i magjishëm dhe mendoj se është i njëjtë sikur Cristiano Ronaldo. Ai mund të kaloj pa problem kundërshtarët dhe së bashku me Wilfried Zaha mendoj që i shtojnë shumë cilësi skuadrës", ka thënë Harrison.Mirëpo për rastësi, lidhja e Januzajt me Ronaldon nuk përfundon këtu. Djaloshi i ri nga Istogu e ka edhe të njëjtën ditëlindje me portugezin dhe me yllin e Barcelonës, Neymar. Të tre janë të lindur me 5 shkurt.