Agimi i Artë akuza shtetit grek se s’mbron vorio-epiriotët: Të dëbohen shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2013, 10:16
Incidentet e ndodhura së fundmi në Përmet kanë ngjallur edhe reagimet e partisë neonaziste greke, “Agimi i Artë”.“Shteti i kaçakëve po terrorizon grekët dhe po pushton kishat ortodokse përmes paramilatarëve dhe policisë private”, shkruan një deklaratë e “Agimit të Artë” në përgjigje të përplasjeve mes policisë private dhe një grupi besimtarësh ortodoksë në qytetin e Përmetit.Qeveria greke nuk po bën asgjë për të parandaluar këto ngjarje. “Agimi i Artë” kërkon një reagim të shpejtë ndaj provokacioneve të shqiptarëve. Duhet të mbrojmë vëllezërit tanë nga Vorio-Epiri. Ndërsa të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi, duhet të dëbohen menjëherë”, përfundon deklarata.