Aksident në plazhin e Durrësit, makina përplas pushuesen nga Maqedonia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2013, 08:40
Një pushuese nga Maqedonia ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm si pasojë e përplasjes nga një automjet. Aksidenti i rëndë është regjistruar rreth orës 06:30 në sektorin e plazhit "Apollonia" në qytetin bregdetar të Durrësit, ku 43-vjeçarja Dashurie Osmani banuese në Dibër të Maqedonisë ndërsa po kalonte rrugën është përplasur nga mjeti tip "Volkswagen" me targa AA 301 ET.Goditja ka qënë fatale për 43- vjeçaren, pasi ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke mos pasur mundësi për t’i dhënë ndihmën e parë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policise, të cilat kanë ndaluar shoferin e automjetit, 31-vjeçarin Oltion Thana nga Tepelena. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.