Atentat në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri 40-vjeçari, policia nis hetimet

Nje 52-vjeçar nga vlora eshte vrare me arme zjarri tip pistolete. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “28 nentori” ne afërsi të zonës së njohur  “Albano e Romina”. Viktima ka qene duke parkuar automjetin e tij kur eshte qëlluar me armë. Mesohet se plumbat e marre i kanë shkaktuar dëmtime të rënda, e si pasoje vdekjen.

Agron Çela

Agron Çela, baba i tre femijeve, para disa muajve ishte kthyer nga Italia, ku kishte punuar per nje kohe te gjate dhe aktualisht kishte hapur nje biznes ne Vlore. Para 10 ditesh ai ishte bashkuar me familjen, te cilet u kthyen nga Italia per te kaluar pushimet verore.

Forcat e komisariatit Vlore kane mberritur ne vendngjarje dhe esperte te kriminalistikes kane mbledhur provat materiale. Ende nuk ka te dhena rreth shkaqeve te ngjarjes, nderkohe qe behet me dije se personi i cili ka qelluar mbi 52-vjeçarin eshte identifikuar nga policia dhe eshte shpallur person ne kerkim.

52-vjeçari Çela,nuk ka qene asnjëhere i skeduar nga policia, si ne Vlore ashtu edhe ne Lecce. Pikerisht nga keto te dhena ngjarja ngelet mister. Ai eshte goditur perpara baneses se tij, ku pas krismave te armes bashkeshortja e viktimes si dhe banoret e zones jane munduar t’i japin ndihmen e pare, por nuk ja kane aritur pasi 52-vjeçari ka nderruar jete menjehere.