Gati reforma parlamentare, Celibashi: Do i japim PD-së atë që nuk na dha ne
Socialistët do ti rikthehen çështjes së reformës parlamentare, duke miratuar kërkesat që iu mohuan kur ata vetë ishin në opozitë.Në intervistën e parë pasi u emërua Ministër për Marrëdhëniet për Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaron se mazhoranca e majtë do të mbyllë të gjitha ndryshimet në rregulloren e parlamentit, për të garantuar një veprimtari kuvendore në përputhje me kushtetetuën.Çka do të thotë se socialistët do të garantojnë votimin e dekreteve të presidentit në mënyrë të fshehtë dhe kohë të barabartë, diskutimi liderit të opozitës me kryeministrin në seancë plenare, pika për të cilat, legjislaturën e kaluar grupi i punës për reformën parlamentare nuk ra dakord, pavarëisht 4 muajve punë.Ilirjan Celibashi, ish kryetar i KQZ-së, tashmë edhe në kostumin e anëtarit të ekzekutivit të ri, deklaron se misioni i parë që lidhet me KQZ-në, është rikthimi në legjitimitet i këtij institucioni, dhe për këtë duhet një marrëveshje politike.Në intervistën për “Ora News”, Ilirjan Celibashi tha se ministrat e kabinetit të ri qeveritar, janë ende duke punuar dhe hartuar projektin e dikastereve që ata do të drejtojnë, por e sigurt është se e majta do të garantojë një qeverisje ndryshe nga ajo e 8 viteve që lamë pas.