Farmacistët kundër Halim kosovës: Urdhëri për pullën fiskale, diskriminues

Në fund të ditëve të tij si ministër i Shëndetësisë, Halim Kosova ka deklaruar se së shpejti do të deklarojë abuzimet e bëra në spitale nga paraardhësit e tij.Ministri i Shëndetësisë e deklaroi këtë gjatë një reagimi të bërë në lidhje me gjëndjen e krijuar në spitale. Kosova deklaroi se shkeljet më të mëdha janë bërë me riparimin e aparaturave, duke bërë që spitalet të mbesin pa skaner dhe rezonanca.Ndërsa në lidhje me gjendjen e traumas, ministri i Shëndetësisë u shpreh se do të bëjë gjithëçka që situata të ndryshojë përsa kohë është në pushtet. Ministri Kosova e lidhi fluksin edhe me aksidentet e shumta që po ndodhin këto kohë.Deklaratat e ministrit të Shëndetësisë erdhën pas inagurimit të sportelit të ri të maternitetit Mbretëresha Xheraldinë me fonde të USAID.