Avari në Kapshticë, kthehen shqiptarët: Nuk kaloni pa garancinë 1500 euro

Ndërsa u duk se kalimi i emigrantëve shqiptarë nuk do të ishte problem, të paktën për periudhën e gushtit mas marrëveshjes së arrtitur lidhur me toponimet, shteti helen rikthen avarinë në kufi.Nisur dhe nga zhvillimet e fundit në Përmet me kishën ortodokse, doganat greke nuk lejojnë asnjë shtetas shqiptar të kalojë drejt tokës greke pa garancinë prej 1500 euro, të cilat duhet ti kenë me vete. Burime nga pika kufitare e Kapshticës raportuan mëngjesin e sotëm për kthimin e 9 familjeve shqiptare, ndërkohë që në orët e drekës janë kthyer mbrapsht plot dy autobusë me emigrantë.Madje policia kufitare greke u ka vendosur disa emigrantëve kryq në pasaportë. Përballë kësaj situate, emigrantët janë shprehur të indinjuar dhe të pambrojtur nga shteti i tyre.“S'na lejuan të kalojmë,duhet të paguajmë përsëri biletën.Ende nuk e dime nëse do të na lejojnë të kalojmë përsëri. Ne jemi pa shtet, prandaj gjithmonë do mbetemi robër te grekët” shprehen ata.Ndërkaq pala greke punon me 1 sportel në hyrje e një sportel në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 1 sportel në hyrje e 3 në dalje.