Përplasja brenda ortodoksëve, At Nikolla Marku akuzon Janullatosin

Pas qëndrimeve të priftërinjëve të Përmetit fshihet Anastas Janullatos dhe shovinistët e Agimit të Artë, të cilët kanë për qëllim përçarjen e komunitetit ortodoks në Shqipëri.Me këto fjalë të rënda është shprehur famulltari i kishës Autoqefale në Elbasan, At Nikolla Marku. Ai ka dënuar ashpër veprimet dhe qëndrimet e priftërinjve të Përmetit, madje ka shkuar deri aty sa i ka cilësuar ata si pseudopriftërinj.Megjithate At Nikolla Marku nuk ka nguruar të cilësojë si një veprim jo korrekt qëndrimin e policisë, ndërkohë që u bën thirrje organeve të drejtësisë të ndërhyjnë në rrugë ligjore për zgjidhjen e çështjes.