Turizmi elitar në Shqipëri, rriten preferencat, shtohen jahtet dhe kroçerat

Turizmi elitar po konturohet si nje realitet i mundshem dhe ne brigjet shqiptare.Kete fakt e konfirmojne statistikat e prekjeve te porteve shqiptare nga jahtet apo krocerat turistike.Me te preferuara mbeten portet e Sarandes dhe Vlores,ne nje kohe qe sipas Drejtorit te Pergjithshem te drejtorise detare, Gazmir Tahiri, tendenca e ardhjeve te jahteve dhe anijeve turistike drejt Shqiperise eshte gjithnje dhe me e madhe.Nderkohe ne kushtet e shtimit te interesit te vizites ne brigjet shqiptare te jahteve dhe anijeve turistike,rritet domosdoshmeria per ndertimin e nje infrastukture te re me porte jahtesh, ne menyre qe te perballohen flukset e ardhjeve te jahteve ne sezonet e ardhshme turistike. Sipas drejtorit Tahiri,nuk mungojne projektet ne kete drejtim.Ne kushtet kur ne rajon çmimet e akomodimit te jahteve turistike jane me çmime shume te kripura, Shqiperia mbetet nje destinacion interesant per te qene e preferuar ne kete lloj turizmi, pa llogaritur dhe potencialet e medha turistike.