Kulla e qëndresës për skrap, kreu i Bashkisë Kukës apel qytetarëve
Kulla e Qëndresës, e cila është ndërtuar në kujtim të ditëve të vështira të vitit 1999, kur më shumë se 500 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga trojet e tyre dhe u vendosën në Kukës, ditëve të fundit ka nisur që të dëmtohet dhe pjesët metalike të saj po vidhen për t'u shitur për skrap.Faktin e kanë pohuar edhe drejtuesit e Bashkisë së qytetit të cilët thonë se ashtu si objektet e tjera historiko-sociale të qytetit, edhe ky objekt është vënë në shënjestër të keqbërësve, të cilët po e bastisin atë çdo ditë. Kreu i Bashkisë, Hasan Halilaj, ka bëre thirrje publike që komuniteti të jetë bashkëpunues, pasi pasuri të tilla shpirtërore, sic është Kulla e Qëndresës, nuk duhen shkatërruar.Kulla filloi te ndertohej ne vitin 2003 dhe perfundoi pas vite punimesh. Eksodi i mëse 500 mijë shqiptarëve të Kosovës, dëbuar nga genocidi serb në vitin 1999 dhe pritja qe iu be nga populli shqiptar e veçanerisht ai kuksian u fiksua në ngritjen e Monumentit kushtuar simbolit te qëndresës dhe mbijetesës tonë të përbashkët.Obelisku, eshtë i pari Monument i historisë së përbashkët të një kombi të ndarë. Për ndërtimin e kësaj kulle u mblodhen plot 90 mije euro nga komunat e Kosoves, por qe sot per fat te keq respekti dhe historia qe ky Monument mbart po shkaterrohet.