Aksident tek Zogu i Zi, autobusi përplas për vdekje të moshuarën
Një e moshuar ka gjetur vdekjen paraditen e sotme si pasojë e përplasjes nga një autobus me targa greke BOH 7161, i linjës Tiranë-Athinë.Aksidenti i rëndë është regjistruar në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ku 75-vjeçarja Salushe Pëllumbi po kalonte rrugën. Goditja ka qënë fatale për 75- vjeçaren, pasi ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke mos pasur mundësi për t’i dhënë ndihmën e parë.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policise, të cilat kanë ndaluar shoferin e autobusit dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.Nga hetimet paraprake mendohet që shkak të jetë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore si nga drejtuesi, por edhe nga viktima e cila nuk ka treguar kujdes kur po kalonte në anën tjetër të rrugës.E gjithë ngjarja ka ndikuar edhe në rëndimin e trafikut në zonë, kur për rreth 1 orë ka sjellë vështirësi për automjetet.