Neymar debuton pa gol. Ja historia e takimeve të para për disa yje?
Ylli i ri i Barcelonës, Neymar debutoi në Kamp Noun në minutën e 63-te, duke zëvendësuar Aleksis Sançez. Braziliani po kurohet për anemi dhe forma e tij ende nuk është e mirë por Tata Martino vendosi ta hedhë në fushë. Dyshja magjike me Mesin mbijetoi vetëm për disa minuta, pasi pleshti u zëvendësua. Kjo ishte edhe fitorja më e madhe në historinë e Barcelonës që përkoi edhe me debutimin e një prej yjeve të saj. Por si është historia e disa kampionëve të Barcelonës në debutim?Kubala Laszi debutoi në 8 shtator në vitin 1951 kundër Espanjol në një fitore 1-0. Mesfushori luajti 90 minuta ndërsa Barcelona në atë vit fitoi Kampionatin dhe Kupën.Luisito Suarez, është lojtari i vetëm që ka fituar topin e artë në debutim. Ne ndeshjen e parë në 12 shtator 1954, ai u aktivizua blaugranët fituan 4-0 ndaj Seviljas dhe luajti për 90 minuta.Johan Krujf e shtyu debutimin e tij deri në tetor,duke debutuar si një shpëtimtar me datë 28 në vitin 1973. Barcelona fitoi ndaj Grenadës 4-0, ndërsa ai shënoi një dy golësh.Diego Armando Maradona luajti ndeshjen e parë më 4 shtator 1982 në Valencia. Barcelona fitoi 2-1, ndërsa Mesi shënoi një gol.Koeman debutoi më 2 shtator ndaj Real Valadolid, duke fituar pastër 2-0. Holandezi luajti për 90 minuta, ndërsa Barça atë sezon fitoi vetëm Kupën.Legjenda tjetër është Romario që zhvilloi ndeshjen e parë më 5 shtator 1993. Braziliani shënoi tre gola në debutimin e tij, ndërsa Barcelona atë sezon fitoi La Ligan.Braziliani Ronaldo e filloi aventurën e tij me Barcelonën në Oviedo. Barcalona fitoi 4-2 dhe golat u shënuan nga Luis Enrikue dhe Stoiçkov. Ndërsa Ronaldo nuk mundi të shënoj në atë ndeshje. Në atë vit Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës, Kupën e Spanjës dhe Kupën e Botës.Braziliani Ronaldinjo është ylli tjetër që debutoi më 30 gusht 2003 bë fitoren 1-0 të Barcelonës. Ekipi në atë vit nuk fitoi asnjë trofe.Lionel Mesi e ka zhvilluar ndeshjen e parë më 16 tetor 2004 në Montjuç. Barcelona fitoi 1-0, ndërsa pleshti luajti vetëm 8 minuta. Blagranët atë sezon fituan vetëm kampionatin.