Siti e nis me poker
Mançester Siti e ka nisur me këmbën e mbarë Premier League-n, duke fituar thellë 4-0 ndaj Njukasëll. Skuadra e Pelegrinit luajti takimin e fundit të javës së parë në Etihad Stadium. Siti e nisi mjaft mirë ndeshjen,duke shënuar që në minutën e 6-të me David Silva, që e dërgon topin në rrjetë me kokë pas një topi të marrë nga Edin Dzeko.Në minutën e 22-të Serxhio Aguero shënon një gol shumë të bukur, duke goditur në hyrje të zonës. Në mbyllje të pjesës së parë vendasit shfaqen të rrezikshëm, duke kërkuar edhe 11-metërshit por Njukasëll ndëshkohet pasi ngelet me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Stiven Teilor që e lë skuadrën në minutën e 3-të shtesë.Fraksioni i dytë i lojës nis me një gol spektakolar të Jaja Ture, që ekzekuton me mjeshtëri një goditje dënimi. Skuadra e Pelegrinit luan mirë dhe në minutën e 75-të shënon edhe golin e pestë me anë të Samir Nasri.Pablo Zabaleta jep një top për Dzekon, i cili me një finte te lehte e nxori farncezin përballë portierit që nuk e kishte shumë të vështirë ta mposhte. Siti shënon edhe golin e pestë, por që anullohet për shkak të pozicionit jashtë loje. Me këtë fitore Mançester Siti merr kryesimin e Premier League me golavarazh më të mirë se United dhe Çelsi.