Manchester United dështon për Fellain dhe Beins

Skuadra e Evertonit ka refuzuar 28 milionë paund të ardhur në drejtim të dy lojtarëve të tij Maruane Fellaini dhe Leiton Beins, duke e cilësuar si ofertë "tallëse dhe fyese". Trajneri i Manchester United i kërkon më ngul të dy futbollistët, pasi i ka stërvitur më parë. Sfumimi i pistës Fabregas ka sjellë që ai të hidhet në sulm për Fellainin që tashmë është objektivi i pare, por tratativat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.Evertoni është i vendosur që të mbajë dy nga lojtarët e saj më të mire, duke i dhënë një sinjal të qartë djajve të kuq se ato nuk janë në merkato. Beins dhe Fellaini luajtën ditën e shtunën në barazimin 2-2 ndaj Noruiç. Lojtari belg erdhi te Everton në vitin 2008-të për 15 milionë paund në kohën kur skuadrën e drejtonte Devid Mojes. Djajtë e kuq kanë dërguar një milion më shumë për të, ndërsa për Beins kanë ofruar 12 milion paund por që janë refuzuar menjëherë.Sipas njoftimeve të fundit në Angli, Fellaini ka një klauzolë prej 23.5 milionë paund, por që skadoi në fund të korrikut. Roberto Martinez, tekniku aktual i Evertonit, në fundjavë deklaroi se Fellaini kishte një kontratë deri në 31 korrik ndërsa për momentin është i shqetësuar për situatën që është krijuar në ekipin e tij.United nuk po gjen dot një alternativë për Paul Schools, ndërkohë që Mojes kërkon dëshpërimisht disa nga mesfushorët më të mirë në botë pa mundur të ketë financat e duhura për t’i rrëmbyer.