Si mund të shpëtohet Arsenali?

Me një start për tu harruar në Premier League, pas humbjes në shtëpi 1-3, Arsenal po nxiton për të gjetur përforcimet e duhura për skuadrën para se merkatoja e verës të mbyllet dhe "Toçinjtë" të rrezikojnë seriozisht objektivat sezonalë. E vetmja blerje e kësaj vere ka qënë 20-vjeçari francez Yaya Sanogo, por me dëmtimet e Alex Oxlade-Chamberlain, Kieran Gibbs, Bacary Sagna, Aaron Ramsey and Tomas Rosicky, që të gjithë në ndeshjen kundër Aston Villas, Arsenal ka nevojë për një revolucion të vërtetë në skuadër.Arsene Wenger ka në dispozicion një buxhet prej 70 milionë sterlinash për të shpenzuar, por cilët do të ishin futbollistët e duhur për ta nxjerrë Arsenalin nga balta? Daily Mail sjell 15 emra, mes të cilëve mund të jenë edhe goditjet in-extremis të Venger.I pari është Luis Suarez. Topçinjtë janë të gatshëm të ofrijnë deri në 41 milionë stërlina, ndërsa Liverpuli kërkon plotë 55 milionë stërlina. Një shifër vështirë që do të përballohet nga Arsenali. I dyti në listë është uejn Runi, i cili është një objektiv i shumë klubeve të mëdha në Evropë.Më pranë tij duket se është Çelsi i Jose Murinjos, ndërsa Venger do të bëjë tentativat e tij për ta sjellë në ekip. Emra të tjerë interesantë në listën e teknikut francez janë: Miçu i Suansi që vlerësohet 20 milionë stërlina, Burak Ylmaz që po ashtu ka të njëjtën çmim por vështirë të lihet i lirë nga Gallatasarai.Një emër prestigjoz është ai i Samuel Eto, i cili dëshiron më ngulm të largohet nga Anzhi. Sërish Arsenal ka konkurencën e fortë të Çelsit. Lista e 10 lojtarëve më të kërkuar plotësohet nga Xhefri Kondgdobia, Arda Turan, Lars Bender, Xherxhinio Vinaldjum dhe Maruane Fellaini.