Kakavijë, ndalohen 34 klandestinë nga Maroku dhe Algjeria, vijon operacioni i policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2013, 10:12
Edhe 34 klandestinë janë ndaluar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm nga policia kufitare e Gjirokastrës, duke e çuar kështu në rreth 234 persona numrin e klandestineve te cilet jane ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kakavijes ne harkun kohor te dy javeve.Burime nga kjo Drejtoria e Kufirit ben me dije se operacioni i policisë u krye poshtë fshatit Radat, ndërsa 34 të ndaluarit janë me origjinë nga Maroku dhe Algjeria, ndërkohë që vijon operacioni i policisë.Bazuar edhe ne informacionet qe disponon kjo Drejtori, ne piken kufitare Kakavije, jane shtuar kontrollet pasi pritet qe edhe ne ditet ne vijim te kete tentativa nga ana e klandestineve te cilet kryesisht jane nga vendet e treta, per te kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqiperise.Policia e Gjirokastres ka perforcuar bashkepunimin edhe me Komisariatet e tjera ne jug te vendit, duke mbajtur nen vezhgim e kontroll edhe zonat bregdetare, te cilat jo pak here jane perdorur nga trafikanet per transportimin e klandestineve me mjete detare.
Nderkaq po sot 6 klandestinët të cilët ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë, janë kapur nga policia shqiptare në qytetin e Librazhdit.
Burime policore bëjnë me dije, se drejtuesit e mjetit pasi i kanë ndaluar në Librazhd dhe i kanë marrë 200 euro për person i kanë thënë se janë në Italinë ndaj duhet te zbresin.Drejtuesit e mjetit janë larguar menjëherë, ndërkohë ë pas kapjes së klandestinëve policia po zbulon për kapjen e transportuesve të klandestinëve.