Bashkia e Përmetit merr “Kishën”, rrethohet godina, dritaret mbyllen me tulla

Pas konflikteve te shenuara ne Permet mbi fatin e godines se Pallatit te Kultures sot forcat te policise private kane mundur te rimarin ambjentin e "pushtuar" nga besimtaret dhe prifterinjte ortodokse. Pasi ata jane larguar, nga ana e policise ne te gjitha dritaret e godines jane vendosur tulla, me qellim izolimin e plote te saj te nderkohe qe edhe nga bashkia Permet ka nisur rrethimi i godines me ane te mjeteve mbrojtese ndertimore.Një ditë më parë rreth 40 besimtarë hynë me forcë në këtë objekt duke thyer dyer dhe dritare pasi sulmuan rojet private që ruanin godinën. Si pasojë e konfrontimit fizik kanë mbetur të lënduar përfaqësues të të dy palëve.Rreth orës 11:00, dy autobusë me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë nga qarku i Gjirokastrës kanë zbritur në Përmet dhe i janë drejtuar Shtëpisë së Kulturës për ta rimarrë, ndërsa me ta u bashkuan edhe besimtarët nga Përmeti që qëndronin para godinës.Tentativa për të hyrë në ambjentet e pallatit të kulturës, u shoqërua me konfrontimin fizik mes palëve, ndërsa një prej policëve privatë kanë hedhur sprajt me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Si pasojë e situatës së krijuar ka ndërhyrë edhe policia e shtetit.Në lidhje me përplasjen, nën/kryetari i bashkisë së Përmetit, Vasil Pano, ka deklaruar se priftërinjtë ortodoksë kërkuan takim për të tërhequr disa materiale prej ndërtesës dhe ndërsa zhvillohej takimi në Bashki, vetëm 100 m larg, besimtarët sulmuan Pallatin e Kulturës, çka duket se gjithçka ka qenë e planifikuar mirë.Ndërkohë Athina ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin për Kishën e Përmetit. Në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së jashtme helene theksohet se është thirrur menjëherë pas sqarime, ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, për t’i paraqitur këtij të fundit një notë proteste.Në deklaratën për shtyp, Ministria dënon aktin e dhunës ndaj një qytetari grek dhe një minoritari të ndodhura në Përmet gjatë të martës, ndërsa thuhet se konsulllata greke në Gjirokastër është goditur me gurë. Ministria e jashtme greke kërkon arrestimin e menjëhershëm të autorëve dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për normalizimin e situatës përsa i përket konfliktit në Përmet.Odiseja e kesaj historie ka nisur qe 16 vite me pare,kohe kur ne vitin 1997 kisha ortodokse ngriti kishen brenda ambjenteve te Pallatit te Kultures me pretendimin se dikur ky truall ka qene prone e saj.Qe prej asaj periudhe ne Permet jane zhvilluar nje sere seancash gjyqesore ku pavaresisht mbi 15 vendimeve te gjykates per lirimin e ambjentit nga kisha ortodokse, zyra e permbarimit ka nderhyre vetem para pak ditesh.Fakti me interesant dhe me i çuditshem eshte ai qe serish ne qytetin e Permetit shenohen perplasje mes banoreve dhe kishes ortodokse, duke ju referuar rastit te skandalit te eshtrave, te ndodhura para disa vitesh ne Kosine te Permetit.