Pogradec, djeg aksidentalisht 5 ha shkurre dhe ahishte, në pranga i riu

Një person ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit nën akuzën e zjarrëvënies. Mario Kume, 24 vjeç është ndaluar në flagrancë nga blutë pasi gjatë ditës ditës së hënë ndërsa po digjte kashtën e parcelës së tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit. Për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarë me shkurre dhe ahishte në zonën kodrinore në fshatin Selcë e Poshtme. Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.