Heroinë në portin e Durrësit, kapen 5 kg, arrestohet shoqëruesi i drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2013, 08:19
Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit. Mëngjesin e së martës forca të policisë portuale kanë bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg heroinë në portin e qytetit bregdetar. Mësohet se sasia e drogës u sekuestrua në mjetin tip BMW me targa AA 291 HD gjatë hyrjes së tij në tragetin e linjës Durrës-Bari.Gjatë kontrollit të mjetit, qentë antidrogë kanë zbuluar dhe sasisë e heroinës e cila ishte fshehur në pjesën e shasisë, qe më pas është sekuestruar nga blutë. Policia ka bërë dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Luan Ndoja 25 vjeç, i cili po merret në pyetje prej tyre për të bërë të mundur edhe identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të fshihen pas rrjetit të trafikimit të narkotikëve.