Athina reagon për konfliktin për Kishën e Përmetit

Athina ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin për Kishën e Përmetit. Në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së jashtme helene theksohet se është thirrur menjëherë pas sqarime, ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, për t'i paraqitur këtij të fundit një notë proteste. Në deklaratën për shtyp, Ministria dënon aktin e dhunës ndaj një qytetari grek dhe një minoritari, të ndodhura në Përmet, paraditen e sotme, ndërsa thuhet se konsulllata greke në Gjirokastër është goditur me gurë.“Ne shprehim neverinë tonë dhe dënojnë dy sulmet, të cilat ngrenë pyetje si për gatishmërinë dhe dëshirën e autoriteteve shqiptare për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur ndërtesat e Autoriteteve tona Diplomatike dhe Konsullore.”- thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme greke.Ministria e jashtme greke kërkon arrestimin e menjëhershëm të autorëve dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për normalizimin e situatës përsa i përket konfliktit në Përmet.