Përmet, përplasje mes besimtarëve dhe policisë, merrët me forcë “Pallati i kulturës” nga besimtarët
Konlifkti për Kishën e Përmetit sot është përshkallëzuar më tej, pasi priftërinj dhe besimtarë kanë hyrë me forcë në ambjentet e Pallatit të Kulturës së këtij qyteti.Rreth 40 besimtarë hynë me forcë në këtë objekt duke thyer dyer dhe dritare pasi sulmuan rojet private që ruanin godinën. Si pasojë e konfrontimit fizik kanë mbetur të lënduar përfaqësues të të dy palëve.Rreth orës 11:00, dy autobusë me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë nga qarku i Gjirokastrës kanë zbritur në Përmet dhe i janë drejtuar Shtëpisë së Kulturës për ta rimarrë, ndërsa me ta u bashkuan edhe besimtarët nga Përmeti që qëndronin para godinës.Tentativa për të hyrë në ambjentet e pallatit të kulturës, u shoqërua me konfrontimin fizik mes palëve, ndërsa një prej policëve privatë kanë hedhur sprajt me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Si pasojë e situatës së krijuar ka ndërhyrë edhe policia e shtetit.Në lidhje me përplasjen e sotme, nën/kryetari i bashkisë së Përmetit, Vasil Pano, ka deklaruar se priftërinjtë ortodoksë kërkuan takim për të tërhequr disa materiale prej ndërtesës dhe ndërsa zhvillohej takimi në Bashki, vetëm 100 m larg, besimtarët sulmuan Pallatin e Kulturës, çka duket se gjithëçka ka qënë e planifikuar mirë.Ndërkaq burime nga Bashkia e Përmetit bëjnë me dije se ky institucion ka ngritur padi në Prokurori ndaj priftërinjve që dhunuan Pallatin e Kulturës.Pas reagimit zyrtar nga shteti grek ka ardhur edhe reagimi nga punonjesit e doganës greke. Ata kanë kthyer mbrapsht sot disa shtetas shqiptar me pretendimin se nuk kishin dokumentat e duhura për garancinë bankare prej 1 500 eurosh. Por duket se kjo është hakmarrje për Kishën e Përmetit, pasi drejtëpërdrejtë u kanë thënë emigrantëve se "Sekuestrimi i Kishës do të bjerë mbi ju.Më 16 Gusht, Zyra e Përmbarimit me mbështetjen e policisë private ekzekutoi vendimin e Gjykatës për kthimin e Pallatit të Kulturës, Bashkisë së Përmetit. Kjo shkaktoi një përplasje mes priftërinjve dhe policisë, që mbështeti zyrën e Përmbarimit.