Viti i ri shkollor në Tiranë, vetëm 2 shkolla nuk janë gati për Shtatorin
Nga 72 shkolla në Tiranë, Bashkia ka ndërhyrë në 68 prej tyre për rikstruksion apo ndërtim nga e para. Ky është viti i parë që asnjë shkollë fillore, 9-vjeçare apo e mesme do të qëndrojë e mbyllur për shkak të mungesës së kushteve higjeno-santitare apo infrastrukturës të dobët.Shkollat të cilat janë në fazë punimesh dhe ende nuk janë gati të hapin dyert në Shtator janë: “Ibrahim Brahja” dhe “Niket Dardani”, duke zgjidhur edhe mësimdhënien në ambjente të tjera afër shkollës.Alfon Muça, drejtori i Ndërmarjes Nr.3 në Bashkinë e Tiranës tha se punimet gjate këtij viti pritet në nisin në shkollën “Hasan Tasini”, “Qemal Stafa” dhe “Hasan Vogli”.Muça thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe inspektimet bëhen vazhdimisht për të parë cilësinë e punimeve.