PSG harron të fitojë
Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, nuk ka arritur të shënojë fitore as në xhiron e dytë të Ligue 1. Kryeqytetasit pritën në Park de Princes skuadrën e Ajaccios, me të cilën arritën vetëm një barazim 1-1.Miqtë e nisin më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Benoit Pedretit që realizon një gol spektakolar.PSG mundohet të reagojë, duke krijuar raste të shumta por nuk gjen dot rrugën e rrjetës deri në minutën e 86-të. Shpëtimtari është blerja më e re, sulmuesi Edison Cavani, që shpëton parizienët nga humbja. Paris Saint-Germaini ka barazuar në të dyja ndeshjet e para në kampionat dhe numëron vetëm dy pikë.Në takimet e tjera të Kampionatit francez Marseja mundi pastër 2-0 Evian me golat e Xhiniak dhe Dimitri Payet. Monako mposhti 4-1 Monpelje . Goli i parë u shënua nga Falcao, ndërsa tre golat e tjerë u realizuan nga Emanuel Riviere.