Inter kualifikohet në Kupën e Italisë
Skuadra e Interit është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës së Italisë pas fitores prej 4-0 ndaj ekipit që garon në Serie B, Cittadella. Jonathan e hapi serinë e golave (18'), ndërsa Rodrigo Palacio e dyfishoi rezultatin nga penalltia (31'), ndërkohë që Simone Pekorini u përjashtua me karton të kuq. Palacio realizoi golin e dytë personal në fraksionin e dytë (59'), ndërsa Andrea Ranocchia shumë shpejt shënoi golin e katërt të zikaltërve (63').Në raundin e katërt, zikaltërit do të luajnë ndaj Trapanit që po ashtu luan në Serie B dhe në rast të kualifikimit në të tetën e finales do të luajnë ndaj Udineses. Ndërkaq, në qoftë se të dy klubet nga Milano kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Italisë, atëherë në këtë fazë do të kemi derbin e Madoninës me Milanin.Në ndeshjet e tjera të Kupë së Italisë nuk munguan as surprizat. Kështu Xhenoa u eleminua nga pika e bardhë e 11-metërshit nga Specia, Palermo u skualifikua nga Verona e Luka Tonit.