Haradinaj "Mirënjohje e qytetit" të Shëngjinit, komuna vlerëson ish-komandantin e UÇK-së
Ishte i pranishem ne Shengjin per te marre titullin “Mirenjohje e Qytetit” nga kjo komune bregdetare, por me pare kerkoi te shijoje kete zone turistike. Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, pershkoi ne kembe pjesen me te madhe te bulevardit “Willson”, ne qytetin e Shengjinit ku u shpreh se ketu e ndjen qe je ne mes te shqiptareve.Para se te mberrinte ne sallen ku do te zhvilloheshin ceremonite e rastit, Haradinaj u pershendet me dhjetra qytetare te Kosoves, te cilet kishin ardhur ne Shengjin per te kaluar pushimet verore. Ndjesia qe Haradinaj perjetoi gjate kesaj vizite dhe kjo rruge e shkurter qe pershkroi i kujtoi rrugen qe shqiptaret kane per te bere, rrugen drejt Europes dhe Perendimit.Ky nderim per ish-komandantin e UCK-se Ramush Haradinaj eshte nje simbolike, pasi per kreun e Komunes Shengjin Salvador Kacaj kjo eshte mirenjohja per kontributin e tij per lirine e shqiptareve.Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj,do te kete nje sere takimesh edhe ne Tirane, ku pritet te takohet me personalitete te ndryshme te jetes politike shqiptare.