Radhë për pasaportat biometrike, emigantët ankohen për proçesin e ngadaltë
Aplikimi per pajisje me pasaporte biometrike eshte rritur ndjeshem ne qytetin e Lezhes. Pavaresisht fluksit te larte te kerkesave kjo zyre punon vetem nje sportel, çfarë ka sjelle edhe rradhe te gjata te qytetareve. Kthimi ne Shqiperi i emigranteve dhe nevoja per tu pajisur me dokumentin e rendesishem siç eshte pasaporta biometrike e detyrueshme edhe per femijet 1 vjec, ka shtuar edhe me teper rradhet prane kesaj zyre e cila ka vene ne sherbim te qytetareve vetem nje punonjese.Kerkesat jane shume here me te larta dhe perfundimi i proçesit te aplikimit brenda nje kohe te shkurter eshte i pamundur. Ne keto kushte te gjithe personat qe kerkojne te pajisen me pasaporte biometrike jane te detyruar te qendrojne ne rradhe per ore te tera, pavaresisht temteraturave te larta te ketyre diteve. Nese moshat e rritura sakrifikojne per ta perballuar kete situate, krejt e kunderta eshte per femijet dhe moshat e treta.Kthimi ne Shqiperi i emigranteve, te cilet ende vazhdojne te shpenzojne te ardhurat e ne vendin e tyre, behet gjithnje e me i padeshirueshem, shkaku? Thjesht nuk ka sherbime.Stresi i krijuar,lodhja ne mes te temperaturave te larta, oret e gjata te pritjes jane disa faktore te perseritur prane ketyre zyrave per te cilat qytetaret nuk deshirojne te flasin, pasi sipas tyre asgje nuk do te ndryshonte. Nderkohe nga ana e punonjesve te zyres se aplikimit nuk jepen detaje mbi kete situate, pasi sipas punonjesve te drejten per komunikim me mediat dhe dhenien e informacionit e ka vetem Ministria e Brendshme, e cila mesa duket nuk eshte ne dijeni me ate ç’ka ndodh prane ketyre sporteleve.