Digjet banesa në Tiranë, shkak shpërthimi i një bombule gazi

Një zjarr nga pershirë paraditen e të hënës një apartament në Tiranë në zonën e njohur si lulishtja “1 Maji”, përballë ish-ekspozitës 'Shqipëria Sot'. Nga hetimet paraprake në vendngjarje shkak i flakeve që shkrumbuan apartamentin mendohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombul apo edhe një shkëndijë elektrike.Fillimisht flakët kanë qënë të frikshme, pasi zjarri kishte rënë në katin e katërt të një pallati të vjetër,ndërtesa të cilat nga eksperinca e tjera marrin flakë shumë shpejt. Por ka qënë ndërhyrja e menjëhrshmë e zjarrëfiksëve të kryeqytetit të cilat kanë bërë neutralizimin e flakeve dhe minimizimin e dëmeve.Nga flakët është djegur plotësisht apartamenti në katin e katërt,ku për fat të mirë dëmet kanë qënë vetëm materilae, pasi në momentin e ngjarjes nuk ka patur njerëz në apartament. Ndërkohë paniku dhe frika është përhapur edhe në familjet e tjera të pallatit, të cilat kanë dalë menjëherë jashtë në mënyrë që të shmangnin ndonjë rrezik më të madh.Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca,ku i vetmi person që u largua me të ishte një e moshuar e cila pati një moment asfiksie gjatë kohës që po zbriste shkallët e pallatit,po asgjë serioze për të.Zjarret në apartamente në këto ditë të nxehta gushti kanë qënë të shumta në kryeqytet, por për fat të mirë nuk ka patur njerëz të lënduar. Ndërsa një problem për zjarrfikësen e Tiranës vazhdon të jetë trafiku,i cili është një nga shkaqet kryesore të vonesës së tyre.